Në Serbi arrestohen tre trafikantë të refugjatëve

26.12.2016 16:14:17

Autoritetet serbe kanë arrestuar tre persona si të dyshuar, pasi u gjetën 77 emigrantë të fshehur në nëpër disa furgonë.

Ministria serbe e Mbrojtës ka konfirmuar sot se polica serbe ka arrestuar dy burra në qendër të Serbisë nën dyshimet se kishin trafikuar 36 refugjatë nga Afganistani dhe Mali.

Në të njëjtin regjion, por ndaras, 41 refugjatë janë gjetur në një kamion më targa gjermane pasi vozitësi i saj serb u ndalua.

Bazuar në agjencinë e Kombeve të Bashkuara për refugjatë , në kampet e Serbisë gjenden rreth 7.000 emigrantë, shumica e të cilëve kanë paguar për të hyrë në Serbi, nëpërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë.