Në Serbi thonë se Brukseli nuk është i kënaqur me Prishtinën

18.06.2018 23:50:47

Brukseli nuk është i kënaqur me qeverinë në Prishtinë, prandaj edhe një delegacion dialogues ka udhëtuar nga Kosova për në Bruksel.

Kështu thonë analistët serbë të ftuar në televizionin Pink, njofton Klan Kosova.

Sipas tyre, pakënaqësia e Bashkimit Europian me palën kosovare ka të bëjë kryesisht me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Arsyeja për konsultimet në Bruksel është se shqiptarët nuk kanë lëvizur shumë në formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, që është një nga pikat kryesore të Marrëveshjes së Brukselit”, thonë ata.

Por, ndryshe deklarojnë nga Qeveria e Kosovës sa i përket kësaj vizite.

Sipas një njoftimi të qeverisë për vizitën e delegacionit kosovar në Bruksel, “BE hapur u nda e kënaqur me performancën e Kosovës në këtë proces”.