Në Shkup organizohet konferencë kombëtare për personat me nevoja të veçanta

03.05.2017 09:39:38

Këtë të premte mbahet konferencë kombëtare për personat me nevoja të veçanta në Shkup, në hote Porta, me fillim në ora 12:00.

Në konfernecë do të diskutohet për temën ”Përmirësimi i mekanizmanve për pengimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi i personave me nevoja të veçanta në Maqedoni”.

Konferenca ka për qëllim të vërtetojë mundësitë ër përparimin e procesit të përfshirjes sociale, kohezionit social, si edhe pengimi dhe mbrojtja e personave me nevoja të veçanta nga diskriminimi.