Në Shqipëri: Dhunoi aktivistin e një subjekti politik, arrestohet 37-vjeçari

16.06.2017 18:35:26

Një person ka rënë në pranga të policisë pasi akuzohet se ka dhunuar aktivistin e një subjekti politik.

Policia e Kavajës ka arrestuar 37 vjeçarin Gazment Kazazi, i cili akuzohet se gjatë ditës së mërkurë bashkë me tre shtetas të tjerë, (të arrestuar), kanë dhunuar barbarisht 30 vjeçarin A.T., me qëllim që të mos angazhohej në fushatën elektorale të një subjekti politik.

Lidhur me rastin, materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Kanosjes apo dhunimit ndaj  pjesëmarrësve në zgjedhje”.