Në Shqipëri: Edhe një rast i Balena Blu në Fushë-Krujë, i riu...

Në Shqipëri: Edhe një rast i Balena Blu në Fushë-Krujë, i riu plagos veten dy here me armë

16.06.2017 12:14:40

Dyshimet janë se një i ri nga Fushë-Kruja që plagosi veten me armë është bërë pjesë e lojës vdekjeprurëse “Balena Blu”. Andi Paturri ka plagosur veten me armë dy herë, në këmbë dhe në krah dje dhe nuk ka pranuar të tregojë arsyet që e kanë shtyrë të kryejë aktin vetëvrasës.

Gjithsesi hetimet mund të rrëzojnë këtë pistë hetimi të policisë, pasi i riu të merret në pyetje.

Policia e Krujës njoftoi se ka arrestuar në flagrancë, shtetasin Andi (Muharrem) Paturri 28 vjeç, banues në Fushë –Krujë. Sipas saj, “më datë 15.06.2017, në Fushë- Krujë, është vetëplagosur me armë zjarri në këmbë dhe në krah, të cilën e ka patur pa leje. Gjithashtu ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Shtetasi i mësipërm ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për gjetjen e armës së zjarrit dhe të shkaqeve të kësaj ngjarje.