Në Shqipëri: Sherr për motive politike, 46-vjeçarit i bllokojnë rrugën dhe i dëmtojnë makinën

16.06.2017 17:27:52

Një personi në Dibër i bllokojnë rrugën dhe qëllojnë me gur makinën me të cilën udhëtonte. 22- vjeçari B.M., banues në njësinë Luzni, Dibër, ka kallëzuar se rreth orës 21.00 të mbrëmjes së djeshme, shtetasi A.(B).Sh., në bashkëpunim me persona të panjohur, i kanë bllokuar rrugën në hyrje të fshatit Hotesh, dhe pas një debati i kanë dëmtuar me gurë automjetin tip “Benz”, në pronësi të tij.

Shtetasi A.(B).Sh., pas konfliktit është larguar, por është kapur pak orë më vonë nga efektivët e policisë. Nga hetimet e para, në bashkëpunim dhe Prokurorinë Dibër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.(B).Sh., 46 vjeç, banues në njësinë Administrative Luzni-Dibër, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Bazuar në deklarimet e shtetasit B.M., dyshohet që shkaku i konfliktit ka ndodhur për motive politike, por nuk jepen më shumë detaje. Aktualisht vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.