Në Shqipëri:10 mijë lekë për votën’, ja si po blihen zgjedhjet në Shkodër. Ja emri

18.06.2017 15:47:57

Një person është shpallur në kërkim nga policia pasi ofronte shumën prej 100 mijë lekësh të vjetra. Hetimi është bërë në Shkodër dhe policia ka shpallur në kërkim 42-vjeçarin Pjetër Prendi.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të punës së Policisë së Shtetit për parandalimim dhe goditjen e veprave penale në fushën e zgjedhjeve.Në datë 17.06.2017, nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomiko-Financiarë në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit Pjeter Prendi 42 vjeç, banues në Shkodër.Ky person dyshohet se u ka premtuar me iniciativën e tij disa shtetasve nga 10.000 lekë për çdo votë që do jepej për një kandidat për deputet në Qarkun Shkodër. Vepra penale në ngarkim të shtetasit P. P., është “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve”.