Në Shtime arrestohet personi që shtiu me armë në aheng

05.08.2017 18:28:43

Policia ka arrestuar një qytetar në Shtime, pasi kishte shtënë me armë gjatë një ahengu.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në rr. “Dëshmorët e Reçakut”, mbrëmë rreth orës 23:40.

Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rastin Policia po e trajton si armëmbajtje pa leje.