Në Shtip përfundoi projekti “Shërbime publike”

13.04.2017 17:21:54

Shërbimet nga projekti “Shërbime publike”, i cili në Shtip po zbatohet për katër vite me radhë i shfrytëzuan 1800 fëmijë, pjeq dhe persona me nevoja të veçanta. Vanja Xhabmazova, këshillatare për arsim në Komunën e Shtipit deklaroi se në kuadër të projektit janë angazhuar 13 persona të cilët ju kanë ndihmuar pleqve dhe personave me nevoja të veçanta.

Gjithashtu janë angazhuar edhe motra medicinale, punëtorë social, fizioterapeut për nevojat e fëmijëve, profesor të arsimit fizik dhe motra medicinale për fëmijët me autizëm.

Xhambazova gjithashtu tha se në vazhdë është edhe trajnimi për pleq dhe personat me nevoja të veçanta, të cilët kur do ta mbarojnë trajnimin do të pajisen me çertifikatë ndërkombëtare, me të cilat do të jenë më konkurrentë në tregun e punës.