Në takimin e Armend Zemaj me Albena Reshitaj flitet për masat parandaluese kundër koronavirusit

16.06.2020 10:53:32

Ministri Shëndetësisë Armend Zemaj ka pritur sot në takim një delegacion të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Republikës së Kosovës, drejtuar nga kryetarja e komisionit, Albena Reshitaj.

Siç njofton kumtesa, Reshitaj si përfaqësuese e komisionit e ka përgëzuar për detyrën e re dhe ka ofruar përkrahje për ministrin Zemaj.

Ajo veçanërisht ka shprehur mbështetjen e nismës së ministrit për t’iu ofruar vende pune specialistëve të papunë, si dhe hapjen e konkurseve për specializim për mjekët e rinj.

Ndër të tjera në këtë takim është biseduar edhe për masat parandaluese kundër pandemisë Covid-19.

Ministri Zemaj ka ofruar gatishmëri për bashkëpunim, transparencë dhe llogaridhënie rreth zbatimit e politikave dhe funksionimit të Ministrisë së Shëndetësisë.