Në takimin e kryeministrave me Mogherinin, theksohet rëndësia e dialogut Kosovë-Serbi

18.12.2017 23:48:39

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini ka pritur në një takim kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim u theksua rëndësia e integrimit të vendeve të Ballkanit për në Bashkimin Evropian, duke synuar përforcimin e reformave thelbësore që dalin nga BE-ja.

Kryeministrat dhe shefja e diplomacisë në BE, theksuan rëndësinë e diskutimeve dhe vazhdimit të dialogut ndërmjet presidentëve Thaçi dhe Vuçiq.

Kjo sipas tyre me synim që dialogu të lehtëohet, dhe të normalizohen raportet sa më shpejtë ndërmjet Prishtinë dhe Beogradit.

“Në këtë kontekst, u theksua rëndësia e diskutimeve të vazhdueshme ndërmjet presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, për të çuar përpara dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Siç u theksua në takim, Këshilli Evropian do tu jap mundësi vendeve të Ballkanit për të avancuar në BE, sidomos nëse punohet në aspketin e sundimit të ligjit, dhe të drejtave të njeriut.

“Me një dinamikë të përtërirë në politikën e zgjerimit të BE’së dhe një shans për të bërë progres të rëndësishëm në tërë rajonin, Përfaqësuesja e Lartë ka theksuar nevojën që të gjithë partnerët nga Ballkani Perëndimor të përshpejtojnë reformat e nevojshme për t’i përmbushur pritjet e qytetarëve të tyre, dhe të ndërmarrin hapa konkretë drejt integrimit në BE”, thekson komunikata.

Pas takimit që e kishte Haradinaj veçmas me Mogherinin tha se pati një diskutim miqësor me të.

Ai në facebook shkroi se Kosova do ta marrë atë qe meriton.