Në temperatura të ulëta mërgimtarët po vazhdojnë me pritje të gjata nëpër kufij

06.01.2019 21:19:38

Edhe të dielën që nga mëngjesi deri tani në mbrëmje kolona për dalje nga Kosova nga pikëkalimi kufitar në Merdare vazhdon të jetë e gjatë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të dalë nga Merdarja në pikën kufitare Serbinë po zgjasin deri në 2 orë, kurse tek Dheu i Bardhë deri në 30 minuta.

Mërgimtarë të shumtë ia mësynë Kosovës në fund të muajit dhjetor për të festuar festat e fundvitit në vendlindjen e tyre, por ata janë shprehur të pakënaqur me pritjet e gjata që po ndodhin tash e sa vite në pikat kufitare Kosovë-Serb.

Ndryshe, gjatë ditës së premte zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj, ka dhënë dy arsye se pse po shkaktohen këto pritje.

Ai tha se ka fluks të shtuar të mërgimtarëve që po lënë Kosovën, për shkak se të njëjtit gjatë të hënës kthehen në vendet e punës.

Po ashtu, fajtor për këto pritje, sipas tij, është edhe pala serbe për shkak të kontrolleve të tyre të gjata.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se të gjitha rrugët që shpijnë te pikat kufitare janë të kalueshme.

Për të përcjell gjendjen aktuale dhe fluksin në pikat e kalimit kufitar të Kosovës klikoni KËTU .