Në Tërnoc Bajramin e falën në stadium

16.06.2018 11:59:22

Besimtarët e fesë islame kanë shënuar sot një prej datave më të rëndësishme duke festuar Fitër Bajramin.

Në Tërnoc të Bujanovcit, besimtarët e kanë kryer ritin e faljes në një vend të pazakonshëm, por të nevojshëm për shkak të numrit të madh të besimtarëve – në një fushë futbolli.

Mijëra besimtarë kanë kryer faljen e Bajramit në fushën e stadiumit të klubit të futbollit, Tërnoci.