Në tre vjetorin e vendosjes së Shtatores së themeltarit të shtetit të Kosovës, Presidentit Dr. Ibrahim Rugova në Prishtinë

27.09.2016 11:41:26

Nga:Haki Latifi*

Sot u mbushen tre vjet kur në Prishtinë, në një ditë  madhështore për popullin shqiptarë. Ishte kthimi i themeltarit të shtetit të Kosovës, Presidentit Ibrahim Rugova i skalitur në bronz!

Ai ishte dhe do të mbetët Emblema kombëtare e shekullit njëzet. Ishte dhe është shembull për intelektualin që don të hyj në politikë.

I pa thyshem në mbrojtjen e çështjes tonë kombëtare Presidenti Rugova e pranoj përgjegjësinë për t’ ju bërë ball pushtusit serb kur askush tjetër nuk e pat guximin. Me rolin e Tij të jashtzakonshëm Presidenti Rugova ishte unifikues dhe bashkues i kombit për liri dhe demokraci në rrugëtimin e shqiptarëve drejt shtetit të pavarur të Kosovës.

Kjo shtatore simbolizon dhe rikujton rrugën e gjatë të Kosovës në historinë dhe sakrificën e njerëzve të Kosovës të bëra gjatë shekujve për liri, pavarësi dhe demokraci. Filozofia pacifiste e politikës e Presidentit  Rugova tashmë është pranuar dhe provuar të jetë një filozofi e re politike. Ai ka arritur me sukses mbledhjen e njerëzve në mbështetje ndaj idesë së lirisë kombëtare dhe demokratike.

Njëherit përgëzoj ish Kryetarin e komunës së Prishtinës tani kryeministër Z. Isa Mustafa, kryesinë e LDK-së, institucionet shtetërore dhe të gjithë veprimtarët të cilët ndihmuan dhe kontribuan për realizimin e punimit të shtatorës madhështore të Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.

I perjetshëm qoft kujtimi për Presidentin Dr. Ibrahim Rugova.

Zoti e bekoft !

Zoti e bekoft popullin shqiptar

*Autori është kryetar i degës së LDK-së në Zvicër