Në Turqi sot ndërroi jetë ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi

Në Turqi sot ndërroi jetë ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi

21.08.2017 10:41:47

Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pak para orës 10:00.

Nuk është vendosur nëse trupi i pajetë i ish-kryeministrit do të sillet sot në Kosovë.

Rexhepi prej muajit prill ndodhet në koma, pas sulmeve të pësuara në tru.

Ai fillimisht ishte shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim shëndetësor,  por për shkak të gjendjes të rëndë më 25 prill ishte dërguar në Turqi.