Në Univeristetin Harvard Boston SHBA “Kryeqyteti” i Diturisë Botërore..dhe shqiptare

01.03.2019 11:11:30


Nga Namik Selmani
1.
Anija me vela të larta, tejet e ngarkuar me burra, me djem të rinj, ishte nisur nga brigjet e Anglisë në atë udhëtim të disa javëve drejt një toke te re si ishte ajo e Amerikës. Dukej se ashtu si disa anije që kishin ardhur këtu para dy dekadash, ajo po bëntë një histori të re për Amerikën e për mbarë botën. Dhe nuk ishte fjala për tyta armësh, për flamuj që nguleshin diku në një shkëmb a në një majë të lartë fitimtare, për gryka topash të fuqishëm për kohën, por ishte fara e diturisë që po vinte në atë anije;
Më tepër se kureshtarë, apo pelegrinë fetarë protestantë, ata ishin edhe sfidues të një mërgimi që do të bënte kthesën e madhe edhe në jetën e Nev Englandit kur do të zbrisnin në shtetin e Masacusesit që do ta përfshinte në hapësirat e saj në kulturën e Bostonit të Amerikës pse jo, dhe të mbarë botës.
Ishte viti 1637. Në hambarët e rënduar për atë udhëtim kishte shumë mish të tharë, fruta, djathra, pije të llojllojshme. Mes tyre ishte edhe një kryeëndërrimtar si Xhon Harvardi, teolog protestan.
E në atë ngarkesë 30-vjeçari Xhon Harvadi shumë e shumë ditë para nisjes, ashtu si ndodh me udhëtimet e gjata, kishte vënë në disa baule të mëdha mjaft libra fetarë shkencorë e të temave të ndryshme. E cuditshme. Nuk e dinte fatin e tij të keq të nje jetë të lënë përgjysëm se vetëm një vit jetoi në Amerikë e më tej vdiq vetëm pas një viti. Librat e tij që sapo erdhi ia dhuroi Kolegjit të Kolonisë. Aso kohë ai formoi Kolegjin që në historinë e Amerikës do të ishte nisja e Universitetit të Harvardit. Tashmë është në moshën e gati 4 shekujve me rrezatim botëror. Sa bukur! Hapat e parë të jetës së kolonëve u lidhën me librin dhe bibiotekën, shumë më tepër se me tingujt e këmbanave që ftonin edhe ta ardhurit edhe vendasit drejt kishave të hapura me këtë rast. Në vitin 1620 me zbarkimin e parë në Plimuth e në disa herë të tjera po formoheshin Kolonitë që më shumë se për ushqime, për mbjelljen e tokave me miser, patate, po mendonin për librin, për diturinë. Luftrat zienin në këto brigje njëra pas tjetrës, po dituria pa zhurmë e pa bujë gjente shtigje të reja që do ta bënin të ndrinte jeta e tërë brezave më të rinj që do të vinin në jetë. Një dituri e gjithanshme, që do të sillte revolucionin industrial .
Dhe kështu nis biografa e “Harvardit”, tashmë jo më historia e një jete njerëzore që niste në Angli dhe do të mbyllej këtu në brigjet e Atlantikut, po të një Universiteti që do të mbante emrin e tij.
…Ndërkohë që po përfytëroj ato vite, m’u kujtua një ngjarje që ndodhi para dy shekujsh në një fshat të Konispolit që është dhe fshati im i lindjes. Në një vizitë që bënte atje Mësuesi i Rilindasve Hasan Tahsini për t’iu treguar rëndësinë e diturisë iu kërkoi atyre miqësisht që të bënin një veprim të veçantë, të çuditshëm.
Të merrnin një thes me grurë e ta hidhnin në ugar të bërë gati për mbjellje. Pastaj nëse do të mundnin, të merrnin prapë kokrrat e t’i rifutnin në thes!!!
-Jooo,-i kishin thënë në një gojë bashkëfshatarët,-nuk mund të bëhet.
– E ç’do të ndodhë me farat që do të mbeten në tokë? – i kishte pasë thënë Profesori atyre.
– Do të mbijnë, vëlla- i ishin përgjigjur sërish njëzëri ata.
– Po, kështu është dhe me diturinë. Do të hedhim një thes me grurë e farat e mbetura në tokë, do të mbijnë. Ne do t’u shërbejmë atyre që të bëhet prodhimi i saj në breza.
Të shohësh Harvardin disa ditë para festës së Amerikës është një lloj sublimiteti. që rrallë mund ta shohësh në botë. Historia, ndikimi dhe pasuria e tij e kanë bërë atë një nga universitetet më prestigjioze në botë.

2.
Kur e kalon për herë të parë pragun e këtij institucioni i madh si është Universiteti i Harvardit, në Boston të SHBA-së, ndien se prej dekadash aty ka zbritur madhështia. Një madhështi që do të lindëte nga idetë e mëdha.
Nga ato ide që e bënë këtë shtet gjigand e që sot është ËNDRRA botërore, e të gjithëve. E gjëja më e pakët është mirënjohja dhe nderimi për të. Vizita në Harvard është një mrekulli që preket. Në atë kampus që sot është kthyer një një VATËR botërore e diturisë e cultures, e ideve, kishte me dhjetra e qindra njerëz kryesisht të rinj e të reja me aparatë fotografikë apo me celularë që shkrepnin pa pushim foto të shumta.
. Dhe ishte ditë e shtunë. Një ditë që në Universitete të tjera mund të kishte vetëm ndonjë lulishtar, pastrues ose ndonjë oficer sigurie.
Jooooo. Të gjithë sheshet, lulishet, stolat para ndërtesave tullëkuqe ishin plot. Plot. Njerëz të të gjithë moshave të të gjithë shteteve. Në këtë grupe shihje studentë nga e gjithë Amerika apo edhe nga bota që kishin ardhur për të marrë përvojën e këtij Tempulli. Për të përgatitur vetveten për të haour dert e tij. Një magji që preket.
Jo nga ato magji ose përralla me krijesa mitologjike, po një realitet. Një Harvad që në krye te herës të trondit bukurisht. Në mes të këtij gjelbërimi vizita në mjediset e tij është mjaft mbresëlënëse. Një betejë e bukur dhe pikë kthese do të ishte shekulli XVIII-XIX kur do të futej plotësisht teza e një Universiteti laik dhe ai do të bëhej si Qendra kulturore qendrore midis elitave të Bostonit.

….Sot në Masaçuset, në Amerikë Harvardi si universitet është modeli, është sfida e mençurisë njerëzore të një maje që ëndërrohet nga shumë po jo të gjithë e arrijnë , është e nesërmja, është drita, është mrekullia amerikane shumë më e bukur se kullat qindrakatëshe, se rrugët super të gjëra e të shtruara kaq bukur. Shumë më tepër se fuqia e dollarit, se makinat e markave të ndryshme, se spitalet. se laboratorët e fuqishëm.. Se të gjithë e kanë burimin në këtë Gurrë, si do ta thoja shqiptarçe. Është e vërtetë se duhet një portofol i mbushur me para që ta vazhdosh atë, por është më se e vërtetë se këtu përdoren të gjithë stimujt dhe mekanizmat financiarë lehtësues mjafton që pas disa testeve që të bëhen për t’u futur në një nga fakultetet e tij, të provosh se je më i miri i të mirëve. Pa hile e pa ndërhyrje politike apo njerëzore. Pa dyshim e pa mëdyshje se një gjë e tillë nuk bëhet asnjëherë në kurriz të cilësisë së studimeve për secilin student, pavarësisht se nga ka ardhur. Nga Evropa apo nga Azia. Nga Amerika Latine, Kina, Tailanda apo nga Afrika.
Para se të bësh sot një biografi të Harvardit Universitet, duhet të marrësh pak frymë. Të bësh betimin e heshtur me veten për të qënë sa më i saktë, sa më i vërtetë në atë që shkruan e sa më sfidues me shkronjën që të japësh sadopak atë madhështi. Të kujtosh si ndihmë fjalët e të madhit Faik Konica që thotë atë lutjen më të bukur, më fisnike që ka brenda saj kaq shumë frymë shenjtërore: “Ati ynë që je në qiell na jep fuqi të heshtim kur nuk kemi se ç’të themi!”

Harvardi është një universitet shumë i madh kërkimor shkencor. Veç historisë së tij madhështore Universiteti i Harvardit ka dhe disa tregues mjaft të qartë . Biblioteka e Harvardit është sistemi bibliotekar më i madh akademik dhe privat i botës, i përbërë nga 79 biblioteka individuale që mbajnë mbi 18 milionë artikuj. Të diplomuarit e Harvardit përfshijnë tetë presidentë amerikanë, disa krerë të huaj shtetërorë, 62 miliarderë të gjallë, 359 studiues të “Rodosit” dhe 242 studiues “Marshall”. Deri më sot, rreth 157 Laureatë të çmimit Nobel, 18 medalistë fushe dhe 14 fitues të çmimit “Turing” kanë qenë të lidhur si studentë, fakultet ose personel. Përveç kësaj, studentët e Harvardit dhe alumni kanë fituar 10 Academy Avards, 48 çmime Pulitzer, 108 medalje olimpike (46 ari, 41 argjend dhe 21 bronz). Harvardi ka qenë ndër universitetet më të mira botërore në tabela të ndryshme të ligës.
Më vjen keq që nuk kam parë deri tani një numër të saktë të studentëve shqiptarë të të gjithë trojeve që kanë mbaruar një fakultet të këtij gjigandi të arsimit dhe kulturës botërore. Ndoshta një detyrë e vecantë e Ministrisë së Diasporës do të ishte një evidentim i të gjithë shqiptarëve që kanë mbaruar Universitetet e huaja duke nisur nga Harvardi.

Universiteti është i organizuar në njëmbëdhjetë njësi akademike të ndara – dhjetë fakultete dhe Instituti Radcliffe për Studime të Avancuara – me kampuset në të gjithë zonën metropolitane të Bostonit: Kampusi kryesor i tij prej 209 hektarësh dhe është përqëndruar në Harvard Yard në Kembrixh, afërsisht 3 milje (5 km) në veriperëndim të Bostonit. Shkollat e biznesit dhe objektet e atletikës, duke përfshirë Stadiumin e Harvardit, ndodhen përgjatë lumit Charles në lagjen Allston të Bostonit. Fakultetet me drejtim shëndetësor, ato dentare dhe shëndetësore publike janë në zonën mjekësore të Longvood. Dorëzimi i Harvardit është me vlerë 37.1 miliardë dollarë, duke e bërë atë më të madhin nga çdo institucion akademik në botë .
Të shohësh Harvardin disa ditë para festës së Amerikës, është një lloj sublimiteti.
Harvardi ka dhe histori shqiptare . Që nga viti 1920 e deri më sot ai ku më shumë e ku më pak është bërë pjesë e kulturës shqiptare.
Një nga njerëzit më të rëndësishëm të fillimit të viteve 1920 dhe me një ndikim të jashtëzakonshëm deri në fillimin e viteve 1960 është i pakrahasueshmi Kostandin Tashko, ose siç e njohim të gjithë, Koço Tashko. Koço ka lindur në 1899 dhe ka qenë fëmija i madh nga gjashtë fëmijët që kishte atdhetari dhe intelektuali Athanas Tashko.
Tashko kishte kryer në dobi të kësaj organizate. Kështu ai filloi studimet në Universitetin e njohur të Harvardit, në Boston, pikërisht në degën e ekonomisë politike, ose të marrëdhënieve ndërkombëtare Më tej vjen radha e Fan Nolit. Noli fitoi gradën në Harvard (1912), duke vazhduar më tej me konservatorin e Nju Angli të Muzikës (1938), dhe më në fund Ph.D. nga Universiteti i Bostonit (1945).
Më i mençuri i të mençurve Faik Konica mbaroi studimet e tij në Universitetin prestigjioz të Harvardit në Shtetet e Bashkuara, edhe pse Universiteti ishte pak i njohur për këtë periudhë të jetës së tij. Andra Fehmiu, pjesë e familjes së aktorit shqiptar me famë botërore bekim Fehmiut, u bë shtetasja e parë nga Kosova që mbaron studimet 4-vjeçare në Universitetin e Harvardit. Edhe sot nga arkivat por edhe nga kujtesa e bashkë kohësve kujtohet viti1982, kur pjesë e tij u bë Nobelistja shqiptare Nënë Tereza. Ajo udhëtoi për në Amerikë, në një ekspeditë, e cila do të përfshinte edhe tre fjalime të rëndësishme në Thomas Aquinas College, Georgetoën University dhe në Harvard University. Nënë Tereza, në këtë vizitë, u dallua sidomos për fjalimin e saj në Universitetin e Harvardit, në Teatrin Tercentenary në Kampusin e këtij universiteti, ku foli për bamirësinë dhe për ndjenjën humane mes njerëzve. Gazeta zyrtare e Universitetit – John Harvards Journal, mban ende kopjen e vitit 1982, të momentit kur Nënë Tereza, fituesja e çmimit “Nobel” në vitin 1979, foli para publikut amerikan. Në fjalimin e saj ajo u ngrit në mbrotje të në nave, të humanizmit
Ajo e nisi fjalimin duke u lutur Gazeta e Univesitetit citon më pas fjalët e saj.
“Është e pabesueshme që sot një nënë mbyt fëmijën e saj vetëm nga frika që nuk ka mundësi ta ushqejë. Kjo është një varfëri e madhe dhe çdo komb a shtet a shoqëri që pranon diçka të tillë, janë më të varfrit ndër të varfër.
Virgjiniteti është gjëja më e mirë që mund t’i jepni njëri-tjetrit”, pati thënë në këtë ligjëratë para studentëve të Harvardit, vetë Nënë Tereza. Gazeta zyrtare e Universitetit të Harvardit nuk pati se si mos të prekë origjinën e Nënës Terezës, si dhe theksin e saj, që solli një anglishte goxha të formuar në ligjëratë. Mes studentëve që kanë mbaruar shkëlqyer këtë universitet është dhe shkodrania e mençur Ersida Buraniqi, vajza shqiptare që sot është në majat e suksesit të mjekësisë në Harvard University në Shtetet a Bashkuara të Amerikës.
Ka një kod të pashkruar në jetën e Harvardit. Kur mbaron viti akademik, nis Stina e Turizmit shumë me vrullshme se në çdo stinë tjetër të vitit madje edhe kur bora e dendur mbulon rrugët e Kembrixhit.
Vera në Sheshin e Harvardit është një përzierje e muzikantëve të rrugës, artistëve, banorëve të qytetit dhe vizitorëve nga e gjithë bota duke kërkuar të shohin Kolegjin e famshëm. Këtu vijnë me autobus, me këmbë, individualisht ose në grupe të vogla, me metro. Turistët janë kudo, dhe këtu për të përshëndetur ata dhe për t’i treguar ato rreth kampusit janë guidat turistike. Këtë gjë e bëjnë me shumë durim e art pedagogët, studentë e tanishëm dhe ish-studentë të Harvardit

Muzeu Peabody është ndër muzetë më të vjetra arkeologjike dhe etnografike në botë me një nga koleksionet më të bukura të historisë kulturore njerëzore të gjetur kudo. Muzeu Peabody është anëtar i Muzeumeve të Harvardit të Shkencës dhe Kulturës (HMSC Koleksioni i Proof Schneider / Erdman Printer Muzetë e Artit të Harvardit Qendra e Marangozitës për Artet Pamore Muzeu i Arkeologjisë dhe Etnologjisë Shkollë e Lartë e Dizajnit
Muzeu Semitik i Harvardit shkencë Mbledhja e Instrumenteve Historike Shkencore Muzeu Fisher në Harvard Forest (jashtë kampusit) Muzeu i Harvardit i Historisë Natyrore Muzetë e Shkencës dhe Kulturës së Harvardit Universiteti i Harvardit Herbaria Muzeu Mineralogjik dhe Gjeologjik Muzeu i Zoologjisë Krahasuese Muzeu Anatomik i Varrenit. Muzeu hulumtues, jo i hapur për publikun Koleksione digjitale Koleksione Online Koleksionet e Muzeve të Harvardit Mbledhja e Instrumenteve Historike Shkencore, Baza e të dhënave të Koleksioneve Zoologjike Universiteti i Harvardit Herbaria, metaLAB
Muzetë e Harvardit janë pjesë e Universitetit të Harvardit dhe përbëhen nga tre muze: Muzeu Fogg, Muzeu Busch-Reisinger dhe Muzeu Arthur M. Sackler dhe katër qendra kërkimore: Hulumtimi Arkeologjik i Sardës, Qendra për Studimin Teknik të Modernit Art, Arkivat e Muzeut të Artit të Harvardit, dhe Straus Cen …

3.
E për të marrë qoftë dhe pak “mjaltë ; nga “kryeqyteti”i kulturës botërore, një ditë para Festës së Indipendencës si quhet këtu Dita Kombëtare e Amerikës më 4 korrik vizituam Muzeun e Arteve të Universitetit të Harvardit.
Të gjithë janë në një mendje se ashtu si gjuhët, kënga, sporti, filmi, piktura, edhe muzeunet janë Ura të mëdha që bashkojnë popujt, kulturat, vitet, shekujt. Jo më kot në të gjithë kontinentet në botën e qytetëruar ngrihen Muze nga më të ndryshmit.
Nuk dua sot që të vë në peshë muzetë e botës. Të numëroj reliket e tyre, rëndësinë e tyre, kohën e hapjes, numrin e vizitorëvë e që kanë pasur nga data e hapjes, vlerat monetare që janë harxhuar për to, por muzeu i Harvardit është Prapavija ose edhe më mirë të themi, është edhe pararoja e këtij tempulli të dijes së botës.
Në të tre tre katet që kishte Muzeu kishte një pjesë e kulturës botërore që nga antikiteti deri në ditët tona. Ishin disa nga veprat më të mira ta artit të pikturës dhe skulpturës, të qytetrimeve greke, kineze, arabe, etj. Ishin leksioni më i mirë që mund të merrte një student i Harvardit apo dhe secili vizitor që e shihte.
Mrekullia e ideve amerikane që kishte ngjizur Universitetin e Harvardit ishte jetësuar në këtë muze që ishte mjaft interesant edhe për nga arkitektura e mjedisit pa folur për shërbimin mrekullor që kishte në mjediset e tij
E brenda mrekullisë amerikane m’u kujtua një tjetër muze i veçantë, i bukur, interesant për nga motivet dhe dobia e atij. Ai që është sot në Korçë dhe që e ka emrin Muzeu “Braktko”
Emri i muzeut “Bratko” është vendosur nga G.D.Mborja për të nderuar kujtimin e nënës së tij Viktoria Bratko, që, për vite me radhë priti më kot kthimin e tij ne Atdhe. Ai vdiq me I990, duke ia besuar realizimin e ëndrrës së tij kushërirës së tij amerikane, Laura Bratko Schlesinger.
Kuqëlima e tullave të ndërtesave hijerënda të kampusit na shoqëronte kudo. Mes gjelbërimit të barit dhe aromës së luleve që kishte gjithkund na përshëndeste i ulur në poltron mermeri busti i Xhon Harvardit. Ishte më i pëlqyeri. Ishte fort e gjatë radha për ata që donin të bënin një foto kujtimi në atë vend të bekuar. Ishte një lloj rizgjimi tek secili i atyre ambicjeve njerëzore, intelektuale, gati shtetërore të atij djaloshi para 400 vitesh që e donte kaq shumë diturinë dhe gjëja e parë që kishte menduar për udhetimin e jetës ishin baulet e mëdha të ngarkuara me libra. Që do të ngjiznin më vonë farën e shëndetshme të këtij gjigandi botëror të dijes. Gjëja e parë dhe e fundit që mund të ishte betuar ai dhe ata që kanë kaluar pragun e kësaj magjie shkencore ishte: “Për diturinë!” Vërtet atë ditë qoftë edhe pak mbajtëm frymën me frymëzimin që morëm. Ishim bërë dhe ne pak harvardianë dhe, natyrisht edhe pak nolianë e konicianë.
Se kështu është jeta kur ka brenda saj shina të forta ku ecën dhe duhet të ecë në të ardhmen dituria e një kombi dhe e mbarë botës.