Në vend të urimit për Ditën e çlirimit të Kosovës

12.06.2018 17:23:33

T. Marrja e Kushtetueses, por asaj i prijnë liderët e pandërgjegjshëm të shtetit!
Nt. Mega Qeveria, si dhe përfituesit nga ky vendim, e dëmtojnë, e varfërojnë buxhetin e Kosovës, e varfërojnë Kosovën-popullatën e saj, po e pamundësojnë zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës për kuadrot që me vite presin një strehë pune, si kusht për të ndërtuar familje.
Nt. Kryeministër, nëse vërtet e doni mirëqenien e qytetarëve, kqyrni, hetoni sa e sa punëtorë-punëtore, punojnë në institucione, në Ministri e autoritete të ndryshme, por që marrin paga shumë modeste, pavarësisht nga kualifikmet më të larta profesionale, me grada e tituj shkencor.
Jusuf Bytyçi
Prishtinë, 12 qershor
Tmerrësisht vendime krejtësisht politike, që dëmtojnë rëndë interesin e shumicës së qytetarëve. Vendimi i Mega Qeverisë së Ramushit dhe tumirja e Gjykatës Kushtetuese për super rroga qeveritare, të gjyqsorit…dëmtojnë jo vetëm të punësuarit e familjeve që mezi mbijetojnë me paga tepër të ulëta, minimale, të padinjitetshme, por gjithashtu dëmtojnë kategoritë e pensionistëve, me standard minimal të jetës, kategoritë tjera me asistencë sociale. Me tumirje të këtilla, vendimet e Kushtetueses së Artës që javë më parë mori bekimin e “parisë” së vendit edhe për një mandat, fatkeqësisht po na lëndojnë edhe më tepër si popull! Arta Rama me Compani, humbi edhe ato pak shpresa të të papunëve, që pothuaj kanë humbur shpresat e perspektivës në këtë vend me udhëheqës zhvatës, matrapazësh, të pamoralshëm, të pafytyrë, të pandërgjegjshëm, të papërgjegjshëm, të padinjitetshëm, dhe pa vizion për të ardhmen, zhvillimin e vendit dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.
Shumica e gjyqtarëve të Kushtetueses, institucioni në të cilin megjithë dyshimet kishim pak shpresa për vendosje ndryshe, votoi pro vendimit të Mega Qeverisë Haradinaj. Kjo Gjykatë pa dyshim iu bashkangjit valles së zhvatësve të buxhetit. Dhe tash, si të besojnë qytetarët në kredibilitetin professional?! Marrja (turpi) nuk ka fund për këtë “elite” liderësh institucionalë dhe për ata që tumirin vendimet e tyre dhe u thurrin lavde këtyre zhavtësve!
Këta, që të gjithë janë të njëjtë, nga presidenti, në Kuvend, në Qeveri, në Gjykaten Kushtetuese dhe nivele të tjera të sistenmit të gjyqësisë etj!
“Me rritjen e pagave, apo (nivelizimin me Presidencën e Kuvendin), do të ndalet shkalla e korrupsonit, do të shtohet efikasiteti për punë më të përgjegjshme apo do të eliminohen dembelitë në institucine”, patën thënë ata që patën vendosur për veten e tyre. Kështu disi pati deklaruar kryeministri Haradinaj, duke u kujdesur njëherësh edhe për rritjen e pagave për gjyqësorin. Por e paska menduar bukur shumë edhe Artën dhe kolegët e saj në Gjykatën Kushtetuese, e cila kot së koti e vonoi vendimin.
Nga përvojat e deritashme krejtësisht të hidhura, si qytetarë që sado pak mbajmë mend krejt zhvillimet, punët në institucione shtetërore, mënyrën e emërimeve, punësimeve klienteliste-klanore, konsiderojmë lirshëm se nuk do të ketë asnjë përparim në favor të qytetarëve, asnjë volum të punëve. Dëshmi janë shkeljet e shumta të kritereve në konkurse, edhe në ato raste ku ka pasur panel ndërkombëtar, si në bordet dhe autoritetet e shumta rregullative. Avaz që po vazhdon, me klientelizëm e rehatim të militantëve partiakë, fare të padijshëm e jo profesionalë. Janë zaptuar e po vazhdon avazi i zaptimit të Bordeve dhe Autoriteteve të ndryshme Rregullative me militantë partiakë, jo profesionistë e të padijshëm të këtyre që sot pa fije mëshire e turpi, po e dëmtojnë dhe varfërojnë buxhetin e Kosovës, po e varfërojnë Kosovën-popullatën e saj, po e pamundësojnë zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës për kuadrot që me vite presin një strehë pune, si kusht për të ndërtuar familje.
Kryeministër, nëse vërtet e doni mirëqenien e qytetarëve, kqyrni, hetoni sa e sa punëtorë-punëtore, punojnë në institucione, në Ministri e autoritete të ndryshme, por që marrin paga shumë modeste, pavarësisht nga kualifikmet më të larta profesionale, me grada e tituj shkencor.
Të turpëruar me zhvatës, me mega qeveri, me gjyqtarë frikacakë…
Gjithë armata aktuale qeveritare, me pesë zëvendëskryeministra, dhjetëra zëvendësministra, këshilltarë e asisetentë të tyre, sikurse as gjyqtarët, tash me rroga goxha të majme, që mund të krahasohen edhe me shtetet më të zhvilluara në rajon, nuk do të bëjë asnjë mrekulli, asnjë sacrificë për të qenë në nivel të detyrës. Gjyqtarët, absolutisht nuk do të trimërohen për të hetuar, ndalur dhe dënuar krimin, korrupsionin…!
Jo 3000, 3400 euro, por as 50 mijë euro pagë, nuk ia “mshelin” by….gjyqtarit frikacak, gjyqtarit të pamoralshëm, të korruptuar e të vetë inkriminuar në vepra të ndryshme!
Për sa kohë që nuk arritën ta dënojnë as edhe një “peshk” të vetëm modest politik-institucional, nuk kemi si t’u besojmë. Që të gjithë “peshqit” e mëdhënj, edhe nëse janë hetuar, e paraburgosur, asnjëri nuk është dënuar. Ata, janë liruar dhe do të lirohen, “si të pafajshëm, në mungesë të fakteve”, sepse kështu vlerësojnë gjyqtarët frikacakë, të pangopur me joshje politike, paga e dhurata për “hetimin maksimal” të “super rasteve”! Tash për tash, nuk kemi si të krenohemi me sistemin e drejtësisë, as me ata që u përgatisin ligje, me ministrat e Drejtësisë. Tash për tash nuk duken aq sukseset e punëve të tyre! Nuk mjafton vetëm nxjerrja, përgatitja e miratimi i ligjeve në Kuvendin e Kosovës, ato duhet të aplikohen dhe zbatohen, barabarsisht, padallim, dhe pavarësisht nga pozitat e shkelësve!
Fatkeqësisht, tash për tash duken vetëm zhgënjimet e qytetarëve për turpet e liderëve, veprimet fëmijërore, yryshet për zhvatjen e parasë së taksapaguesve!