Në veri janë kthyer 11 familje shqiptare (Video)

25.01.2017 22:53:52

Në qendër të Mitrovicës së veriut rishtazi janë kthyer 11 familje shqiptare dhe ato janë mirëpritur nga fqinjet e tyre serbë.

Kështu ka deklaruar Adriana Hoxhiq, zyrtare në Komunën e Mitrovicës Veriore, e cila ka pohuar gjithashtu se bashkjetesa mes serbëve dhe shqiptarëve në pjesën veriore është ekziston, mirëpo ajo nuk po promovohet nga askush.

Në emisionin “Republika” në Tribuna Channel Hoxhiq ka thënë se çështja e bashkëjetesës në Mitrovicë po keqpërdorët për arsye politike.