Negociata, Rama pranon listën “McAllister”

25.04.2017 18:45:25

Negociatat ndërkombëtare japin rezultatin e parë. Burime pranë të dërguarve europiane dhe pranë qeverisë konfirmojnë se kryeministri Edi Rama ka pranuar të gjitha pikat e “non paper” të sjellë prej tyre, që lidhen kryesisht me standardet e zgjedhjeve.

Bëhet fjalë për një letër që i është paraqitur kryeministrit me disa pika mbi standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

McAllister, pas takimit me dyshen Rama-Meta mbylli takimin edhe me Lulzim Bashën.