Nëna e saj flet pas performancës së Erës: Përmes saj, bota njoftohet me një vend që ka 10 vjet shtet

15.07.2018 19:01:13
Këngëtarja Era Istrefi e ka shënuar edhe një tjetër sukses në karrierën e saj muzikore.

Emri i këngëtares kosovare, sot më shumë se kurrë është përmendur në mediat shqiptare dhe ato të huaja, shkruan lajmi.net

Performanca e saj i ka gëzuar të gjithë ndërsa emocionet më të papërshkrueshme i ka pasur nëna e saj Syzana Tahirsylaj.

E kontaktuar nga lajmi.net, ish- këngëtarja e mirënjohur e muzikës shqipe ka ndarë disa fjalë ku thekson se prezenca e Erës atje është një ndjesi shumë e madhe dhe se përmes saj, bota njoftohet me një vend që ka 10 vjet shtet.

”Për nder me te thonë të drejten qetash pak me ka ardh shpirti, jashtëzakonisht më pëlqeu rrushi. Ndoshta është një muaj ditë që flej me idenë që miliarda njerëz njoftohen me Erën për mu është ndjesi teper e madhe, kjo nënkupton qe permes Eres bota njoftohet me nje vend te vogel qe vetem 10 vjet shtet eshte,, une kete e ndjej dhe e shijoj”, ka thënë ajo për lajmi.net.

Poashtu Syzana i ka falënderuar edhe mediat të cilat e kanë përkrahur vazhdimisht vajzën e saj tashmë me famë botërore, Erën.

”I falënderoj te gjithe gazetaret dhe mediat per mbështetjen dhe per krenarine besoj qe e kane ni ne shpirt. I kisha lus qe gjithmonë ti kapin gjanat me shpirt dhe te jene te sinqerte me shkrimet e tyre dhe me vetveten”, ka përfunduar ajo.