Nëna me tre femijë, pa shtëpi e pa të ardhura (VIDEO)

19.07.2017 22:10:29

Po në Mitrovicë, për ndihmë ka nevojë edhe një nënë vetushqyese.

Nëna e cila jeton bashkë me tri vajzat e saj ka kushte të rënda ekonomike dhe në një objekt nga ku shumë shpejt do të largohen.

 

Ajo ankohet se kjo shtëpi nuk i plotëson kushtet për jetesë, porse nuk ka ku të shkojë, ngase njeriu me të cilin ishte e  pa kurorëzuar, e braktisi atë e tri vajzat për t’u martuar me tjetër kë, ndërsa familja e saj, nuk mund ta mbështesë financiarisht.