Nëndega e LDK-ës në Sollothurn të Zvicrës me Aktivitetin dhe bashkveprimin e aktivistëve të saj , Zgjeron rradhët e Antarësisë së LDK-së edhe më gjerë

24.02.2017 10:22:31

Mbledhjen e filloi kryetari i LDK-së Nëndega në Sollothurn z. Ahmet Kosumi duke prezantuar këtë rend Pune:

1. A) Bashkimi i Nëndegës së LDK-së BIEL/BIENNE.
Dhe Ardhja e një Pjese të Antarësisë nga LDK. Nëndega në Olten në krye me ish kryetarin e kësaj nëndege z. Istref Rudaj.
2. Zgjedhja e udhëheqësve të Komisioneve:
A) Për Buxhet,
Për Informim,
C) Për Siguri
Pas Përshëndetjes së të pranishmëve, kryetari i kësaj Nëndege, z. A.Kosumi në veçanti vlersoi lartë bashkangjitjen e kësaj anëtarësie të LDK-së nga këto dy regjione duke ju dëshiruar të dy këtyre përfaqsuesve mirseardhje dhe i’u uruar aktivitet të mëtejshëm në Nendegën e LDK-së së Sollothurnit dhe çmoi lartë vlersimin e tyre që shprehën për Nëndegën tonë e cila çdo ditë e më tej po bëhet modeli më i mirë i një Nëndege në nivel të Zvicrës me aktivitetin, projektet e sajë dhe zgjerimin e Antarsisë. .Më pastaj edhe antarët tjerë të kryesisë shprehën mirënjohjen e tyre për këtë kohezion apo shkrirje të tërë kësaj antarësie të mirseardhur në një interes të përbashkët dhe u vlersua si një stimulim i mëtejmë për suksese tjera në të ardhmen.
Njëherit të dy përfaqsuesve të kësaj antarësie të po sa ardhur z.Arif Baftiut dhe z.Istref Rudajt i’u dhanë përgjegjësi të reja në cilësinë e nënkryetarëve të Nëndegës u votuan njëzëri nga të pranishmit.

Në vazhdim kryesia plotësoi edhe komisionet e lartpërmendura atë për Buxhet, Informimit dhe atë të Sigurisë .
Më në fund u diskutuan edhe çështje tjera në të mirë t’aktivitetit të Nëndegës LDK-së dhe projekteve të mundshme në përgjithësi..