Nëndega e LDK-së në Burgdorf organizon dy aktivitete kulturore për nder të ditës së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova

20.05.2019 11:55:41

Hapet ekspozita “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në shtetformimin e Kosovës” dhe
BËHET PROMOVIMI I DY LIBRAVE TË ISH MINISTRIT TË MBROJTJËS TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, KOLONEL AHMET KRASNIQI;
“Shtatëmbëdhjetë shtatori”
(ditar nga burgu) dhe “Shqiptarët në luftën kroate” (analiza ushtarake).

Me datën 26 Maj 2019 në Burgdorf /BE, duke filluar ne orën 13:30.

Nën organizimin dhe përkujdesjen e Nëndegës së LDK-së në Burgdorf, do behet promovimi i dy librave të Kolonel Ahmet Krasniqi, ish Ministër i Mbrojtjës së Republikës së Kosovës dhe Komandant i FARK-ut. Të ditarit “Shtatëmbëdhjetë shtatori” dhe të librit me analiza ushtarake “Shqiptarët në luftën kroate”.
Ftohen te gjithë adhuruesit e fjalës së shkruar që të marrin pjesë në këtë promovim ku me prezencën e tyre nderojnë, punën dhe përkushtimin e palodhshëm të këtyre dy Burrave të kombit; Presidentit Historik Dr Ibrahim Rugova dhe të Ish Ministrit të Mbrojtjës, Kolonel Ahmet Krasniqi.
Promovimin e këtyre librave do të nderoj edhe prezenca e veprimtarit, publicistit, shkrimtarit, diplomatit z. Skender Zogaj, në të cilën është përkujdesur për përgaditjen dhe botimin e këtyre dy librave.
Gjithashtu, në hapjen e kësaj ekspozite do të marrin pjesë bashkautorët; z.Sadik Krasniqi dhe z.Besnik Besnik Rraci, nga Sektori i Historisë i institucionit të Muzeut të Kosovës.
Vendi dhe adresa e promovimit: Hotel & Restaurant „Landhaus Burgdorf“ Sägegasse 33 CH-3400 Burgdorf/BE
Mirësevini!
Nëndega e LDK-së në Burgdorf/BE