Nënkryetar i Komunës së Kllokotit është arrestuar për dhunë në familje

Nënkryetar i Komunës së Kllokotit është arrestuar për dhunë në familje

28.09.2017 10:50:42

Është arrestuar në Beograd Millosh Stojkoviq, nënkryetar i Komunës së Kllokotit dhe këshilltar i posaçëm i Aleksandër Vullinit për shkak të dhunës në familje.

Bashkëshortja e tij e ka lajmëruar Stojkoviqin në Polici, duke shqiptuar një mas ndalimi për një muaj për t’iu afruar bashkëshortes, shkruajnë mediat serbe.

Bashkëshortja i tha policisë se është rrahur nga Stojkoviq, ndërsa lënda u përcoll në prokurorin e Beogradit.