NËNSHTETËSIA SHQIPTARE PËR KOSOVARËT, RAMA SI META

NËNSHTETËSIA SHQIPTARE PËR KOSOVARËT, RAMA SI META

27.11.2017 18:57:27

I pyetur nga gazetarët në lidhje me çështjen e nënshtetësisë shqiptare për qytetarët e Kosovës, Kryeministri Edi Rama.

“Besoj se marrja e shtetësisë shqiptare nuk do të ishte asnjë zgjidhje për të lehtësuar lëvizjen e tyre drejt vendeve të zonës Shengen për arsye se vetë Shqipëria është një vend i detyruar të tregojë kujdes të vazhdueshëm sa i takon gjithë detyrimeve që burojnë nga zbatimi i liberalizimit të vizave”.

Kështu deklaronte Presidenti Ilir Meta pak ditë më parë në lidhje me dhënien e pasaportave për qytetarët e Kosovës.

Nëse kjo do të ndodhë, sipas Metës, dëmtohen të dy vendet.

“Pra, do të ishte një lëvizje joproduktive, një lëvizje joracionale dhe nga e cila jo vetëm që qytetarët e Kosovës që nuk do të përfitonin, por mund të dëmtoheshin edhe ata të Shqipërisë”, vijoi ai.

I pyetur nga Top Channel për mundësinë që qytetarët e Kosovës të pajisen me pasaporta shqiptare, Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me Ramush Haradinajn iu përgjigj shkurtimisht.

“Në këtë pikë unë kam i të njëjti mendim me Presidentin e Republikës përsa i përket qëndrimit zyrtar dhe nuk kam asgjë për t’i shtuar përsa i përket kësaj çështjeje”, tha ai.