Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, deklaroi se ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, duhet të konsiderohet përgjegjëse dhe të japë llogari nëse informacioni për njohjen e shtetësisë së Kosovës nga Xhamajka nuk është i vërtetë.
Pacolli u shpreh se siç duket, shumë shpejt aksioni për pastrimin e Shërbimit të Jashtëm do të prekë edhe ambasadorët. “Kosovës tani i duhen Ambasadorë kompetentë, profesionistë, të përgjegjshëm e në shërbim për të mirën e shtetit.
Nuk kemi nevojë për Ambasadorë që shpërndajnë informata të pavërteta. Nëse lajmi për njohjen nga Xhamajka rezulton i pavërtetë, atëherë Ambasadorja Çitaku duhet të shkarkohet menjëherë dhe t’i kërkohet llogari”, ka shkruar ajo në Facebook