“Nëse PAN dhe VV s’arrijnë ta bëjnë Qeverinë, LDK do ta japë ofertën e saj – gjithnjë pa PDK-në”

25.07.2017 22:53:26

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, thotë se përgjegjësia për krijimin e institucioneve u takon partive që u renditen para subjektit të tij në zgjedhje. Por, shton se partia e tij ka ofertë.

“Është qëndrim i LDK-së të mos votohet Kadri Veseli për Kryetar të Kuvendit. Nuk do ta votojnë as deputetët e këtij koalicioni nga AKR dhe Alternativa. Qëndrim unanim I Këshillit të Përgjithshëm sot ishte se përgjegjësinë për themelimin e institucioneve e kanë subjektet e renditura para LDK-së. Ato që u organizuar bashkë për ta rrëzuar qeverinë e drejtuar nga LDK-ja. Në qoftë se ato dështojnë apo nuk mund të bëjnë këtë, atëherë LDK do të japë ofertën e vet, por gjithnjë pa PDK-në”, ka shkruar ai.