“Nëse presidenti s’e respekton Kushtetutën, e bëjmë qeverinë vetë dhe e shkarkojmë atë”

11.07.2017 21:54:19
Ismajl Kurteshi nga Vetëvendosja në Rrokum Roll e ka kërcënuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi duke thënë se nëse ai nuk e respekton Kushtetutën lidhur me mandatarin për Qeverinë e vendit, ata do ta bëjnë vetë Qeverinë dhe do ta shkarkojnë Presidentin.

 

Derisa kur ka folur për VV-në, ai ka thënë se kryesia do të marr vendim nëse do të marrin pjesë në seancën kur do të zgjedhet kryetari i Kvuendit, duke shtuar se nuk ka ndonjë qëndrim për bojkot.

Kurse për deklaratat e Bekim Haxhiut i cili e krahasoi Vetëvendosjen me Listën Serbe, ai ka thënë se njerëzit e tillë e kanë goditur rëndë PDK-në, e cila nga partia e parë ka rënë shumë, transmeton lajmi.net

“Ne e dimë se po të varet puna e mandatit për koalicionin e dytë nga presidenti, do ta bëjmë vet Qeverinë dhe sikur janë shkarkuar në këtë vend dy presidentë, mund të shkojë edhe i treti”, tha ai.