Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim konsultativ përfaqësuesit e subjekteve politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.
Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në muajin nëntor, sipas afatit të rregullt ligjor.
Po ashtu nesër, presidenti Thaçi pret në takim ambasadorin Zalmay Khalilzad, të cilin do ta dekoroj me medaljen “Urdhri i Pavarësisë”.
Ambasadori Khalilzad ka qenë ambasador i SHBA-së në OKB kur ishte shpallur pavarësia e Kosovës.