Nesër ”Macbeth” në Pallatin e kulturës në Ohër (Foto

10.08.2016 14:08:25

Teatri Shqiptar Shkup nesër në Pallatin e kulturës në Ohër (me fillim në ora 21.00) shfaq tragjedinë e njohur nga William Shakespeare “Macbeth”. Regjisorja bullgare Diana Dobreva ka krijuar spektakël të vërtetë me trupën e Teatrit të Shkupit, të cilin pas Shkupit dhe Adanasë në Turqi do të ketë mundësinë të ndjek edhe publiku i Ohrit dhe Strugës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Rolet i interpretojnë: Muzbajdin Qamili në rolin e Macbethit dhe Teuta Ajdini në rolin e zonjës Macbeth, si dhe aktorët Beqir Nuredini, Vebi Qerimi, Drita Kaba-Karaga, Armenis Nokshiqi – Jovanovska, Zarije Jonuzi e Mirlinda Saiti, Fisnik Zeqiri, Genci Mirzo, Hajrullah Ramizi, Visar Etemi, Dritëro Ame, Blerim Dardhishta, Osman Ahmeti, Ibrahim Xhemaili, Asdren Selimi, Sulejman Ibrahimi e Xhaner Musiqi.

”Macbethi flet për luftën për pushtet, një histori skoceze e shekujve të shkuar, që mbetet po aq e fortë edhe në ditët e sotme. Intrigat për ta mbajtur me çdo kusht pushtetin janë aktuale në çdo shoqëri moderne. Një “Macbeth” tragjik deri në fund, i korruptuar moralisht dhe politikisht. Një zonjë “Macbeth” të etur për pushtet, e gatshme të shkatërrojë gjithçka për të arritur pushtetin, edhe të vrasë, të mbytur në sekretin e madh që e çon në një depresion të thellë nervor dhe në një fund tragjik.” thuhet nga organizatorët e shfaqes.