Nesër mbahet seanca gjyqësore për sulmin kundër Kuvendit të Kosovës

24.01.2017 20:03:19

Nesër në Objektin e Departamentit për Krime të Rënda, mbahet senca ndaj të dyshuarëve për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, që ka ndodhur më 4 gusht 2016.

Rreth aktakuzës do të deklarohen katër aktivistë të Vetëvendosjes: Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Frashër Krasniqi.

Në mesin e të akuzuarëve ishte edhe Astrit Dehari, i cili vdiq më 4 nëntor 2016, në burgun e Prizrenit, gjatë kohës që mbahej në paraburgim.

Akuza nadaj katër të dyshuarëve ëshët ngritur më 29 dhjetor 2016.