Nesër mblidhet Kuvendi për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Buxhetin e Kosovës

30.10.2017 17:13:42

Kuvendi i Kosovës nesër në ora 10 do të mblidhet për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-125 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017.

Kjo është seanca e dytë që mbahet për buxhetin e Kosovës.

Kujtojmë se seancën e kaluar ka pasur debat të ashpër në mes grupeve parlamentare për buxhet, dhe për projektet kapitale.

Debati më i ashpër ishte bërë për buxhetin në shëndetësi në mes PDK-së dhe LDK-së