Nesër, mot kryesisht i vranët dhe me shi

06.10.2016 16:41:16

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, mot kryesisht i vranët dhe me shi do ta karakterizojë vendin gjatë ditës së nesërme.

“Vlerat minimale e temperaturave do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të ulet me vlera minore nën normalen. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe më tej nga verilindja me shpejtësi deri 9 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.