Nesër ndërprere e rrymës ne disa fshatra të Klinës

07.02.2018 12:34:04
KEDS-i, përmes një komunikate ka njoftuar se nesër më 08.02.2018 ( e enjte), do të ketë ndërprerje të planifikuar të rrymës në 5 fshatra verilindore të Klinës.

Njoftimi i plotë i KEDS-it:

Mirëmbajte e planifikuar

Më 08.02.2018 në TS 110/10 kV Klina do të ndërpritet:

Dalja 10 kV Jashanica (Kodi: 52000003) prej orës 10:00 deri në ora 14:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Pograxhë, Qupev, Jellovc, Resnik dhe Jashanica.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i shtyllave të tensionit të lartë dhe testimi i grupeve matëse.