Nesër ose pasnesër mbahet seanca e Kuvendit

04.09.2017 20:24:01

E marta ose e mërkura do të jetë dita kur do të konstituohet Kuvendi i Kosovës. .

Lajmi.net merr vesh nga burimet brenda koalicionit PAN dhe AKR-së se për datën e saktë se kur do të vazhdojë seanca konstituive, do të vendoset nesër në mëngjes.

Në këtë seancë pritet të konstituohet Kuvendi i Kosovës, ku do të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët.

Ndërkaq, kryetari i PDK-së Kadri Veseli, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me AKR-në deklaroi konstituimi i institucioneve tashmë është çështje ditësh.

Njejtë kanë deklaruar edhe zyrtarë të AAK-së dhe AKR-së.