Nesër Qeveria mblidhet të diskutojë për demarkacionin me Malin e Zi

03.12.2017 21:02:29
Nesër në orën 09:00, do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

Lajmi.net mëson se njëra nga pikat e rendit të ditës që pritet të shqyrtohet është Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Gjithashtu, Komisioni i Ri për shënjimin e kufirit në krye me Shpejtim Bulliqin do të prezentojë gjetjat e reja.