Nesër seanca e Kuvendit të Kosovës, demarkacioni nuk është në rend të ditës

03.08.2016 15:23:30

Kuvendi i Kosovës nesër mbanë seancës e radhës, kurse në komunikatën e dërguar për media është bërë e ditur se demarkacioni nuk është në rend dite.

Përmes njoftimit të dërguar nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës njofton se të enjten në ora 10:00 do të mblidhet Kuvendi i Kosovës për seancën e radhës, ndërsa të gjitha pikat e rendit të ditës së nesërme janë këto:

·  Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

·  Koha për pyetje parlamentare,

·  Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

·  Votimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2015,

·  Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-106 për Ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të Kardiologjisë Invazive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës,

·  Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-104 për Ratifikimin e Marrëveshjes Përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor,

·  Shqyrtimin i Projektligjit nr. 05/L-111 për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Rehabilitimit të Linjës Hekurudhore 10,

·  Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-112 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Garancisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Trafikut Urban,

·  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-101 për performancën energjetike në ndërtesa,

·  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-105 për Mbrojtjen e Fëmijës,

·  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-087 për Kundërvajtje,

·  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-050 për Kinematografinë,

·  Shqyrtimi i dytë i Projektligji nr. 05/L-078 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-019 për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara,

·  Shqyrtimi i Raportit vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës për funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në Sektorin Publik të Kosovës për vitin 2015,

·  Shqyrtimi i Raportit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2015,

·  Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-182 për mbrojtje nga dhuna në familje,

·  Propozimi i GP të PDK-së për zëvendësimin e anëtareve në komisionet parlamentare.