Nesër varrosen dy të rinjtë nga Lipjani që humbën jetën në aksidentin në Duhël

17.03.2019 17:04:08

Nesër do të varrosen dy nga të tre të rinjtë që humbën jetën nga aksidenti që ndodhi dje në Duhël të Suharekës.

Komuna e Lipjanit me anë të një njoftimi bëri të ditur që në ora 12:00 në fshatin Llugaxhi do të bëhet vorrimi i të rinjve.

“Ju njoftojmë që nesër, më 18.03.2019, në ora 12:00, Në fshatin Llugaxhi (tek varrezat e vjetra), do të bëhet vorrimi i dy të rinjëve që humbën jetën tragjikisht”, shkruhet në njoftimin e kësaj komune.