Nesër vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

03.06.2018 21:43:43

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbaj vazhdimin e seancës plenare, raporton “Zeri.info”.

Përmes një njoftimi për media, Kuvendi ka bërë të ditur se nesër janë paraparë 28 pika të rendit të ditës, përfshirë edhe dy interpelanca të kryeministrit Ramush Haradinaj me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Sipas njoftimi vazhdimi i seancës plenare do të filloj nga ora 10:00.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,

4. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-LVV dhe të GP të LDK në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,

5. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP- LDK, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione,

6. Shqyrtimi i parë i Projekt-kodit Penal të Republikës së Kosovës,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jo Bankare,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-179 për Transportin Rrugor,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-183 për transportin tokësor të mallrave të rrezikshme,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-064 për patentë shoferi,

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/11 për Rrugë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-120,

13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,

14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për aktet juridike,

15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz,

16. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,

17. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, në lidhje me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për shërbime sociale dhe familjare dhe Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime sociale dhe familjare,

18. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2017,

19. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2017,

20. Shqyrtimi i Raportit vjetor të statistikave zyrtare për vitin 2017,

21. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2017,

22. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2017,

23. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2017,

24. Shqyrtimi i Projekt-platformës shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve,

25. Zgjedhja e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës,

26. Emërimi i një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

27. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave nga radhët e komuniteteve jo shumicë,

28. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.ë