Nesër vazhdon seanca konstituive për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit

03.08.2017 16:41:08
Kuvendi i Kosovës njofton se nesër në ora 10 do të vazhdojë seanca konstituive të Kuvendit e ndërprerë sot.

Njoftimi thotë se pikë e rendit të ditës do të jetë zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit

Njoftimi i plotë:

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës

  • Vendi: Kuvendi i Kosovës
  • Koha: 10:00

Luten te gjithë gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët e redaksive të akredituar në Kuvendin e Kosovës, që me rastin e përcjelljes së takimeve dhe ngjarjeve të tjera, për të cilat ftohen të raportojnë, të vijnë 15 minuta para se të fillojnë takimet.

R e n d i  i  d i t ë s

  • Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.