Neuer jashtë fushe edhe për 6 muaj të tjerë

07.10.2017 16:11:43

Dëmtimi i numrit 1 të Përfaqësueses Gjermane të Futbollit, Manuel Neuer mund ta lërë atë jashtë fushe për një hark kohor më të gjatë nga ai që ishte planifkuar fillimisht. Portieri i Bayern Mynih gjatë një prononcimi për mediat ka deklaruar se mund t’i nevojitet të qëndrojë rreth 6 muaj jashtë fushe pas asaj frakture të rëndë që pësoi në këmbë gjatë muajit shtator. 31 vjecari nuk ka patur një mbarëvajtje shumë të mirë muajt e fundit po të kujtojmë edhe dëmtimin që pësoi në muajin prill në ndeshjen me Realin e Madridit, e vlefshme për cerekfinalet e Champions Leagues. Shtatlarti gjerman Neuer, i cili pati një rikthim shumë të shkurtër në fillim të këtij sezoni del jashtë parashikimit të klubit, i cili pati anoncuuar se rikthimi i tij ishte planifikuar për në muajin janar.

“Plaga duhet të qëndrojë e pastër e në qetësi dhe që cdo gjë të shkojë në vendin e vet ndoshta do të duhen edhe 6 muaj të tjerë”, deklaroi portieri gjerman.

Neur do të humbasë pjesën më të madhe të sezonit të Bayernit, ndërkohë që pritet të jetë në formë optimale për debutimin e Gjermanisë në Botërorin Rusi 2018.