Nevzat Bejta: OBRM-PDUKM na bën presione me inspektorë nëpër zyrat e komunës (Video)

18.01.2017 16:13:24

Policia financiare ka trokitur sot në dyert e kryetarit të Gostivarit,

TV21 mëson se të paktën tre policë kanë takuar të parin e komunës! Ekipi jonë në terren ka xhiruar këtë “takim”, por asnjëri nga policët financiar nuk foli për arsyen e “intervistimit” të Bejtës!

Kryetari i Gostivarit ndërkaq akuzon policinë se vizita e tyre po bëhet me porosi politike, dhe akuzoi VMRO-DPMNE për shantazh!

Nevzat Bejta thotë se “urdhëri për kontrollin ka ardhur prej komitetit te OBRM-PDUKM-së, pas deklarates që ai e dha “se nuk ka shqiptarë që do koalicion me Gruevskin”.