Nga 43.05 për qind e votave të numruara prin PAN me 36.97...

Nga 43.05 për qind e votave të numruara prin PAN me 36.97 %

12.06.2017 00:21:12

(E plotësuar) Nga 43.05 për qind të votave të numëruara deri më tash nga Komisioni Qendror Zgjedhor koalicioni PDK-AAK-Nisma vazhdon të prijë me 36.97 për qind të votave, pasuar nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 24.32 për qind dhe Lëvizja Vetëvendosje me 22.39 për qind.

Deri më tash në orën 24:13 minuta, janë 20.019 fletëvotime të pavlefshme. Rezultatet janë momentale në faqen e KQZ-së dhe ato ndryshojnë nga minuta në minutë.

Iniciativa Qytetare Lista Serbe renditet e katërta me 8.04 për qind, Koalicioni Vakat ka 1.23 për qind, Partia Demokratike Turke e Kosovës ka 1.01 për qind. Partitë tjera janë nën një për qind.

KQZ numëron mbi 30 për qind të votave,prin PAN me 37.27 %

Nga gati 30 për qind të votave të numëruara deri më tash nga Komisioni Qendror Zgjedhor koalicioni PDK-AAK-Nisma vazhdon të prijë me 37.27për qind të votave, pasuar nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 23.33 për qind dhe Lëvizja Vetëvendosje me 20.78 për qind. Rezultatet janë momentale në faqen e KQZ-së dhe ato ndryshojnë nga minuta në minutë.

Iniciativa Qytetare Lista Serbe renditet e katërta me 9.07 për qind, Koalicioni Vakat ka 1.54 për qind, Partia Demokratike Turke e Kosovës ka 1.30 për qind, Partia Fjala 1.04 për qind. Partitë tjera janë nën një për qind

( E Plotësuar) –

Janë numëruar 501 kuti të votimit, apo mbi 20 për qind të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Me mbi 20 për qind të votave të numëruara, prin koalicioni PDK-AAK-NISMA me 37,29 për qind, ndërsa e dyta është LDK-AKR me 22,62 për qind.

Derisa Vetëvendosje ka 19,23 për qind të votave të fituara.