Nga e hëna vaksinimi antiCOVID dhe kundër gripit sezonal do të bëhet në Emshir

16.12.2021 14:53:34

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi ka bërë të ditur se nga e hëna vaksinimi antiCOVID-19 dhe kundër gripit sezonal do të bëhet në lagjen “Emshir”.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka njoftuar se vaksinimi do të bëhet në Qendrën e Mjekësisë Familjarë në Emshir nga ora 07:00 deri në ora 20:00, çdo ditë të javës.

“Vaksinimi kundër Covid-19 dhe gripit sezonal nga dita e Hënë me datë 20.12.2021. Do të realizohet në Qendrën e Mjekësisë Familjare numër 7 në Emshir. Orari i punës do të jetë nga ora 07-20, e hënë – e diel”, shkruan Gashi.