Nga kabineti i Veliut i përgjigjen Osmanit pas akuzave ndaj Mustafës

06.10.2020 19:51:24

Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është përfshirë në debatin mes Isa Mustafës dhe Vjosa Osmanit.

Shefi i kabinetit dhe këshilltari i lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj është përfshirë në debatin mes Isa Mustafës dhe Vjosa Osmanit, shkruan lajmi.net.

Osmani në një kundërpërgjigje ndaj Mustafës, pasi që ky i fundit e kishte akuzuar se ia ka humbur zgjedhjet, Osmani kishte thënë se gabimi më i madh i saj kishte qenë që i ka besuar Mustafës.

Pas kësaj deklarate të Omanit ka reaguar Gecaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, i cili ka thënë se ka qenë pikërisht Mustafa ai i cili i ka besuar Osmanit.

“Për të qenë korrekt, nuk i besove ti atij, por ai ty!”, ka shkruar shkurt Gecaj.