Nga SHBA : 30 profesionistë shëndetësorë vizitojnë Kosovën

05.06.2017 11:35:24

Në organizim të Shoqatës Kosovo Hope, 30 profesionistë shëndetësorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mjekë të profileve të ndryshme dhe punëtorë shëndetësorë po vizitojnë Kosovën.

 

Në kuadër të bashkëpunimit, sot në ora 11:00, ata do të vizitojnë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) me ç’rast do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi për trajnim të stafit dhe për shkëmbim të përvojave, ka bërë të ditur QKUK përmes një njoftimi për media.