Nga sulmet e PKK-së, vriten 3 e plagosen 5 ushtarë turq

29.10.2016 15:56:18

Në sulmin me minahedhës të kryer nga terroristët e PKK-së në qarkun Çukurxha në Turqi 3 ranë dëshmorë ndërsa 5 ushtarë u plagosën, prej të cilëve njëri është në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, terroristët e PKK-së kanë kryer sulm me minahedhës ndaj forcave turke të sigurisë në malin Hisar,raporton AA.

Operacioni i forcave të sigurisë në rajon kundër organizatës terroriste ende vazhdon.