Ngërdheshja e Armand Dukës nuk e zbeh dashurinë e shqiptarëve për kombëtaren shqiptare

10.10.2016 00:25:52

Nga Rexhep Kastrati

Kryetari i FFSH-së, Armand Duka pas ndeshjes së kombëtares shqiptare me Spanjën, e të cilën e humbi m erezultat 0:2, ka bërë një deklaratë të papërgjeshme për përfaqësuesen e Kosovës, përkatësisht me rezultatin e ndeshjes me Kroacinë. Si zyrtari më i lartë i futbollit në shtetin shqiptar, në asnjë rast nuk do të duhej të bënte deklarata të tilla të papërgjshme, sepse ai dhe gjithë bota e di se përfaqësuesja e Kosovës në futboll është një skuadër e re, e papërvojë dhe ka vitin e parë që merr pjesë zyrtarisht dhe në gara të tilla ndërkombëtare. Humbja me  Kroacinë ishte vërtet e thellë, por një zyrtari të lartë sikurse Armand Duka, do të duhej të kishte kujdes dhe të fliste fjalë të zgjedhura e të mos i rindezë edhe njëherë debatet e panevojshme që u patën zhvilluar pak ditë më parë. Z. Duka e di se shqiptraët kanë një kombëtare, dhe me të gjitha emocionet dhe ndjenjat e tyre kanë përkrahur dhe përkrahin kombëtaren shqiptare, e cila në masë të madhe përbëhet nga futbollistë që vijnë nga hapësira shqiptare jashtë shtetit shqiptar. Kosovën, shqiptarët e Kosovës e shohin si përfaqësuesen e tyre si shtet, por jo edhe si kombëtare, edhe pse ka nga ata që do të donin ta trajtonin si të tillë. Shqiptarët kudo që janë i janë gëzuar rezultateve të mira të kombëtares shqiptare, dhe do t’u gëzohen edhe në të ardhmen, ashtu siç janë mërzitur nga rezultatet jo të mira si ky i ditës së diel, por po ashtu, kanë të drejtë t’u gëzohen edhe rezultateve të mira të përfaqësueses së Kosovës, si dhe të mërziten nga rezultatet jo të mira. Dhe kjo do të ndodhë derisa Kosova të jetë shtet i pavarur, dhe derisa nuk do të ndodhë ajo që duhet të ndodhë: bashkimi i vërtetë i shqiptarëve, ashtu siç ka thënë edhe presidenti Rugova, edhe pse dikush po synon që në emër të bashkimit kombëtar të ricopëtojë territoret shqiptare. Dhe z. Duka si zyrtari më i lartë i futbollit në shtetin shqiptar, do të duhej se ndarjet janë politike, por nuk janë emocionale, dhe nuk do të duhej të ngërdheshej si një idiotë i papërgjegjshm, qoftë edhe me arsyen personale të trajtimit kushtëzues dhe nënçmues të disa prej futbollsitëve të përfaqësueses së Koosvës, qoftë edhe për shkak se disa të tjerë e kan ë lëshuar kombëtaren shqiptare jo se nuk e duan, por që nuk kanë duruar ngërdheshjet, nënçmimin dhe sjelljen prej gangsteri që ke bërë dhe që vazhdon ta bëjë edhe publikisht. Përkundër, këtyre, as z. Duka, dhe askush tjetër nuk e zbeh dot dashurinë  eshqiptarëve për kombëtaren shqiptare, sepse ajo është e gjithë kombit e jo e individëve të papërgjshëm dhe idiotë.