Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

09.06.2020 08:47:07

Me rastin e dyvjetorit të ndarjes nga jeta, ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, do të vendosë kurorë me lule te varri i legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. ora  9

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) prezanton hulumtimin/sondazhin ‘Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – Vëllimi III’. (Hotelin Sirius, Salla Andromeda, kati II, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të KPF-së në Shtëpinë e Bardhë, ora 10.00)

Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale – KPMM për 2019 dhe Raportin vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit – ARRU për 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)

Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, përuron objektin e ri të Sh.F.M.U. “Afrim Buçaj” në Lladrovc.( Ora 11:00)

Bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve të koalicionit në mes të LDK-AKR dhe LDK-PD. (Selia e LDK-së Dega në Mitrovicë, ora 12:00)

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ mban konferencë për shtyp. (Terminali i Ri ANP ‘Adem Jashari’, ora 13:00)

Publikohet buceta fituese e shtatores së Fadil Vokrrit, të cilin do ta shpalosin kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi. (Stadiumi “Fadil Vokrri” Prishtinë, ora 13.00)

Mbahet mbledhja urgjente e Kuvendit Komunal të Prizrenit për shqyrtimin dhe miratimin e propozim-vendimit për rishikimin e buxhetit të Komunës së Prizrenit për 2020. (Shtëpia e kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 14:00)

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) prezanton online para përfaqësuesve të Bashkimit Evropian në Bruksel raportin e ri hulumtues “Ku janë paratë për të drejtat e grave?” (Ngjarja është e hapur për publikun në linkun https://us02web.zoom.us/j/87217817912. Ora 14:00-16:00).