Ngushëllime për familjen Vokrri edhe nga Valon Behrami

10.06.2018 11:57:48
Valon Behrami ka ngushëlluar familjen Vokrri dhe Federatën e Futbollit të Kosovës me rastin e vdekjes së legjendës Fadil Vokrri.

Fadil Vokrri ndërroi jetë të shtunën në mëngjes pas një sulmi në zemër.

Ai do të varroset sot (e diel) në varrezat e qytetit në Prishtinë.

“Ngushëllime familjes Vokrri dhe Federatës së Futbollit të Kosovës për humbjen e legjendës sonë. U prefsh në paqe i madhi Fadil Vokrri”, ka shkruar Behrami.